Konjufca: Heronjtë, Zhitia e Fazliu, dhanë shembull se okupatori serb s’largohet nga Kosova pa i kapur populli armët në dorë

“Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu dhanë porosinë dhe shembullin me të vlefshëm se okupatori serb nuk largohet nga Kosova pa i kapur populli armët në dorë. Kjo ishte porosia e tyre më e vlefshme dhe më vjen mirë që ata po nderohen dhe respektohen gjithmonë", ka thënë Konjufca

FOTO:EO

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në 34-vjetorin e rënies së heronjve, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, ka thënë se porosia e tyre ishte që okupatori serb nuk largohet nga Kosova pa i kapur populli armët në dorë.

“Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu dhanë porosinë dhe shembullin me të vlefshëm se okupatori serb nuk largohet nga Kosova pa i kapur populli armët në dorë. Kjo ishte porosia e tyre më e vlefshme dhe më vjen mirë që ata po nderohen dhe respektohen gjithmonë, ne jemi së bashku edhe me kryeministrin edhe me familjarët e dëshmorëve me bashkëpunëtorët e tyre për t’i nderuar ata”, ka thënë Konjufca, raporton EO.

Këto komente ai i bëri pas homazheve te varrezat e tyre bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se të dy heronjtë kishin vetëdije historike dhe ishin të edukuar e të brumosur me parimet më të shëndosha dhe me idealet më të larta kombëtare.

“Ata përveç se e kishin armën në dorë kundër pushtuesit serb, ata kishin mos të harrojmë edhe formim të lartë intelektual, kishin vetëdije historike dhe ishin të edukuar e brumosur me parime më të shëndosha dhe me idealet tona më të larta kombëtare”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika