Konjufca: Ka qenë befasi për mua të lirohem tërësisht nga akuza për hedhjen e gazit lotsjellës

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se është i befasuar me vendimin e Gjykatës Themelore lidhur me akuzën për hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë më 18 gusht 2016.

Ai, të premten pas mbledhjes së Kryesisë, në konferencë për media ka theksuar se ka pritur që të dënohej me kusht ose me gjobë.

“Ky është një proces që është zvarritur se tepërmi. Nuk ka qenë proces gjyqësor me standarde të njëjta. Ka ndodhur dënime me kushte e me gjoba. Në momentin që nuk është vendosur përmes një kriteri të njëjtë, unë mendoj që qysh në atë kohë gjykata i ka ndërruat standardet dhe pastaj as unë vetë nuk e kam ditur çfarë dënimi do të më presë. Por, që lirohem krejt ka qenë befasi edhe për mua. Kam pritur që të jetë dënim ose me kusht ose me gjobë. Nuk do ta kisha problem që të jem i dënuar”, ka thënë Konjufca.

Po ashtu, ai në konferencë për media ka reaguar edhe ndaj thirrjes së Parlamentit Evropian për largimin e masave ndaj vendit dhe dënimin e personave të përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë.

Ai ka shprehur bindjen se thirrja për heqjen e masave të BE-së ishte e duhura.

Konjufca ka theksuar se, ndryshe nga reagimi ndërkombëtar në favor të Kosovës, vendi vazhdon të mbahet nën masa të BE-së, ndërsa Serbia, e identifikuar si sponzor i grupit terrorist, nuk ka ndonjë ndëshkim.

Ai ka përmendur se grupi ka shfrytëzuar institucionet e Serbisë dhe ka identifikuar lidhjet e tyre me zyrtarë të lartë të shtetit serb.

“Kjo thirrja e Parlamentit Evropian ishte më e duhura se që na është nevojitet, sepse vërtet sidomos pas 24 shtatorit, gjëja më absurde që ka ndodhur prej bashkësisë ndërkombëtare është që Kosovës me iu vazhdu masat, e të mos i hiqen masat e të njëjtën kohë Serbia i cili është vend drejtpërdrejt sponzoriues i këtij grupi terrorist, u vërtetua edhe prej informatave ndërkombëtare dhe vendore se ky grup ka shfrytëzuar institucionet e Serbisë për me i kry të gjitha përgatitjet tyre, bile kemi gjetur edhe lidhje të drejtpërdrejta të armatimit me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, edhe lidhjen e eksponentëve terroristë drejtpërdrejt me zyrtarë  të lartë të shtetit të Serbisë”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai ka theksuar se situata nuk ka nevojë për një “balancim” në këtë rast mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar rëndësinë e një qëndrimi të qartë dhe të drejtë ndaj aktit të kryer në Banjskë.

“Kosovës ende i vazhdohen masat të vendosura nga BE-ja. Parlamenti Evropian gjithmonë ka qenë në krah të Kosovës. Do të ishte mirë që ky qëndrim i Parlamentit Evropian të bëhej qëndrim edhe i qeverive evropiane. Ne e dimë që qeveritë evropiane mundohen ta gjejnë një mes dhe bilanc mes Serbisë, por këtu nuk kemi kurrfarë balancimi”, ka deklaruar Konjufca.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika