Konjufca: Kandidimi i dikujt vetëm sa për sy e faqe, nuk i shërben demokracisë

Pas Kryeministrit Kurti dhe Ministres Haxhiu, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka votuar në zgjedhjet e brendshme të LVV-së. Lidhur me mungesën e kundërkandidatit të Kurtit për kryetar të LVV-së, ai ka thënë se kandidimi i dikujt vetëm sa për sy e faqe nuk i shërben demokracisë, por vetëm sa e dëmton atë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca duke votuar në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka votuar në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, zgjedhje këto, të cilat sipas tij, po tregojnë demokracinë e brendshme progresive dhe të shëndetshme të subjektit politik.

Në këto zgjedhje të brendshme, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njëherit kryetari dhe kandidati për kryetar të LVV-së nuk ka kundërkandidat. Sipas Konjufcës, ky ishte qëndrimi i të gjithë anëtarëve të partisë.

“Për Kryetar të VETËVENDOSJE, sot vetëm Albin Kurti nuk ka kundërkandidat. Jo për shkak të asaj që thonë oponentët tanë politikë, por sepse ky ishte qëndrimi i të gjithë anëtarëve tanë të partisë, pa përjashtim. Shtoja kësaj që, kandidimi i dikujt vetëm sa për sy e faqe, nuk i shërben demokracisë, por përkundrazi e dëmton seriozisht atë”, ka shkruar ai.

Gjersa ka vlerësuar pjesëmarrjen e kënaqshme politike, ai ka veçuar atë të të rinjve.

Për herë të parë këtë vit, LVV do të formojë organizatën e gruas me kandidate për kryetare Ministren Haxhiu si dhe RVV-në, Organizatën e të Rinjve për Vetëvendosje.

Kurti voton në zgjedhjet e brendshme të LVV-së

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika