Konjufca kërkon drejtësi për aktivistët e vrarë nga policia rumune e UNMIK-ut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar drejtësi për dy aktivistët e vrarë të Lëvizjes Vetëvendosje nga policia rumune e UNMIK-ut

Protesta e vitit 2007

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar drejtësi për aktivistët Arben Xheladini dhe Mon Balaj, në 16-vjetorin e vrasjes së tyre nga policia rumune e UNMIK-ut.

Konjufca i ka quajtur dëshmorë Xheladinin e Balajn, të cilët sipas tij “ranë dëshmorë në mbrojtje të vlerave të lirisë, barazisë, demokracisë dhe për vetëvendosjen e Republikës”.

Ai ka thënë se vendosja e drejtësisë mbetet kërkesë parësore.

“Vendosja e drejtësisë dhe dënimi i autorëve të krimit të 10 shkurtit 2007, mbetet kërkesë e jona parësore. Sepse, siç thuhet, kur padrejtësia qesh në tryezë, drejtësia qan pas porte”, ka thënë ai.

Kryetari i parlamentit e ka përmendur edhe ikjen nga Kosova të autorëve të krimit.

“Vitet nuk e zbusin dhimbjen për këta pishtarë të guximit, idealizmit të virtytshëm dhe aktivizmit qytetar të pathyeshëm. As zemërimin e pafund për drejtësinë e munguar ndaj atyre që kryen aktin mizor dhe u arratisën nga vendi i krimit”, ka thënë ai.

16 vjet më parë, më 10 shkurt 2007, nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, ishte mbajtur protesta kundër Planit të Ahtisaarit, ndërsa policia e UNMIK-ut, konkretisht ata të regjimentit rumun e ukrainas, kishin shtënë ndaj protestuesve me plumba gome, duke lënë të vdekur 2 protestues, Mon Balajn e Arben Xheladinin.

Po ashtu, edhe 80 të tjerë ishin plagosur në atë protestë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika