Konjufca kërkon nga BE dhe ShBA ta dënojnë Serbinë për vrasjen e policit në veri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës, si pasojë e të cilit mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër i plagosur

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës, si pasojë e të cilit mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër i plagosur.

“Ky është një sulm i drejtperdrejtë ndaj rendit kushtetues, ndaj veprimeve tona për rend dhe ligj dhe cenim i sovranitetit dhe sigurisë të vendit tonë”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka kërkuar që ky sulm të dënohet nga BE dhe ShBA.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së policit të vrarë, ndërsa policit të plagosur shërim sa më të shpejtë”.

Konjufca ka kërkuar që autorët e këtij krimi të sillen para drejtësisë dhe ka ftuar institucionet e drejtësisë “të veprojnë menjëherë”.

Sot në orët e para të mëngjesit, në Banjskë të Zveçanit, është sulmuar Policia e Kosovës, ku si pasojë një zyrtar policor ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika