Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit të tij në shtetin e Greqisë, është pritur në një takim dypalësh nga kryetari i Parlamentit të Republikës Helene z. Konstantin Tassoulas.
Konjufca i cili po qëndron në Athinë, në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, ka thënë se nga Tassoulas ka kërkuar bashkëpunim ndërpalamentar në mes të Kosovës dhe Greqisë.

“E falënderova z. Tassoulas për përkrahjen që vendi i tij i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë etapave shtetndërtuese, si dhe kërkova prej tij thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar mes dy vendeve tona. Kryetari i Parlamentit të Republikës Helene z. Tassoulas shprehu falënderimet e tij për diskutimet konstruktive të delegacionit tonë nga Kosova dhe na siguroi se vendi i tij do të vazhdojë qasjen konstruktive ndaj Kosovës”, thuhet në postimin e kryeparlamentarit Konjufca.
Sipas Konjufcës, në këtë takim kanë diskutuar edhe për zhvillimet globale dhe se janë pajtuar me homologun e tij se “përpjekjet për ruajtjen e paqes duhet të intensifikohen”.
