Konjufca kritikon BE-në: S’po e trajton Kosovën si shtet, po e diskriminon              

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova ka të drejtë të propozojë vetë draftin e Asociacionit dhe se nuk mundet që Bashkimi Evropian të ndërhyjë në këtë proces duke ia marrë këto kompetenca.

Ai përmendi se Brukseli, në negociatat e organizuara prej tij, e ka të shkruar në marrëveshjet e deritanishme se Kosova e ka këtë të drejtë, duke e obliguar BE-në të respektojë këtë procedurë. Kryetari Konjufca kritikoi gjithashtu BE-në për pritshmëritë e saj lidhur me draftin e Asociacionit, duke theksuar se Kosova nuk ka pasur ndonjë afat të saktë për ta paraqitur këtë dra

“Propozimi fanko/gjerman, nëse mendon dikush që një dokument përfundimtar, i cili për Kosovën është merre ose leje. Atëherë kjo me përkthye i bie që Kosovës i është marrë një ingrecnë shumë e rëndësishme shtetërore. Të cilën e ka të garantuar edhe me procesin negociatave edhe me marrëveshje ndërkombëtare që i kemi arritur deri tash. Edhe ka bazë në Kushtetetu dhe në ligjet e Kosovës. E kjo është kompetenca, që Kosova vetë me propozu draftin. Nuk mundet në vend të Kosovës me propozu draftin e Asociacionit BE-ja. Kjo i bie që BE-ja me ia grabitë një kompetencë shtetërore Kosovës.  Një kompetencë për të cilën edhe vetë Brukseli, në negociatat që i ka organizuar vetë e ka të shkruar në njërën prej marrëveshjeve. Sipas marrëveshjeve të deritashme, dhe procesit si ka shkruar, Kosova e ka këtë të drejtë. Kosovës i garantohet e drejta me paraqit një draftstatut të Asociacionit. BE-ja mundet më na kritikuar jeni vonuar. Jeni vonuar shumë, nuk e keni paraqit draftin Asociacionit. Ne mund të themi a ka pasur afat, afat preciz Kosova deri kur me paraqit, nuk ka pasur. Më shumë është varë prej dinamikës.

Ne mund ta pranojmë kritikën, që okej jemi vonuar. Por vonesa, nuk do të thotë me ia marrë kompetencës Kosovës. Tash me thënë prej këtij momenti nuk e ki më këtë kompetencë”, ka thënë Konjufca.

Konjufca theksoi se Kosova duhet të mbrojë të drejtat e saj deri në fund dhe të qartësojë se kush e ka kompetencën për të propozuar draftin, duke u shprehur se kjo e drejtë i takon Kosovës.

“Ma i imponu Kosovës në këtë mënyrë. Më i than ky është dokumenti, edhe vetëm ky, 20 faqësh dhe nuk ka tjetër. Dhe vetëm ky duhet të shkoj në Gjykatë Kushteusese, unë mendoj që jo që nuk është fer ndaj Kosovës por mendoj që është një qasje shumë diskriminuese e BE-së. I cili Kosovën e trajton si një jo shtet… Kosova duhet ta mbrojt të drejt të vetë deri në fund. Cila është drejta e vet. Me u ulë me BE-në edhe me qartës më në fund, kush e ka këtë kompetencë, Kosova apo BE-ja. Unë mendoj që e ka Kosova. A jemi vonuar apo jo, ashtu kështu jemi në masa të BE-së. Në nën masat e BE-së. Mjafton kjo me pagu çmimin që jemi vonuar. Por vonesa nuk mundet me na marrë kompetencën neve. Që Qeveria është kompetente m paraqite një draft të vetin para Gjykatës Kushtetuese”, ka shtuar Konjufca.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika