Konjufca kujton sulmet e 11 shtatorit: Kosova me mendje e zemër është pranë dhimbjes së familjeve të viktimave

Kryetari Konjufca ka thënë se Republika e Kosovës solidarizohet me aleatin e saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përkujtuar sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në New York, Washington DC dhe Pensilvani.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se sulmi i 11 shatorit nuk ishte vetëm një sulm ndaj popullit amerikan.

“Mizoria që tronditi botën nuk ishte goditje vetëm kundër popullit amerikan dhe ShBA-së, por edhe sulm brutal mbi vlerat e lirisë, demokracisë, mirëqenies, civilizimit dhe paqes globale”, ka shkruar Konjufca.

Ai ka thënë se Republika e Kosovës solidarizohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Edhe sot, në 21-vjetorin e kujtimit të njërës ndër ditët më të tmerrshme në historinë e botës, populli dhe shteti ynë, Republika e Kosovës, me mendje e zemër janë pranë dhimbjes së familjeve të viktimave, popullit mik amerikan dhe përkrah shpëtimtarit e aleatit tonë më të fuqishëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Konjufca.

Ndërkaq, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësamabasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alyson Grunder, kanë bërë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, në nder të viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001, në SHBA.

Pjesë e homazheve ishte edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Të dielën e 11 shtatorit janë shënuar 21 vjet nga sulmi i 19 individëve, përkatësisht, 15 nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Katër aeroplanë kryen sulme duke goditur Kullat Binjake në Nju Jork, Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani. Nga ky sulm mbetën të vdekur afër 3 mijë persona.

Osmani për sulmet e 11 shtatorit: Nuk u sulmua vetëm Amerika, por të gjithë ne që besojmë në vlerat e lirisë dhe demokracisë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika