Konjufca: Lidhja e Prizrenit paraqet ditëlindjen moderne të kombit shqiptar

"10 qershori i Lidhjes së Prizrenit paraqet ditëlindjen moderne të kombit shqiptar, sepse kërkesa e delegatëve të Lidhjes për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një vilajet të vetëm, në këndvështrimin e teorive moderniste të kombformimit paraqet edhe themelimin e atdheut politik mbi të cilën synohet të ndërtohet shteti kombëtar”, tha kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca në 146 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në shënimin e 146-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u mbajt në Prizren, ku tha se 10 qershori i vitit 1878 është njëra prej dy datave më të rëndësishme për kombin shqiptar.

Konjufca theksoi se kjo datë, së bashku me 28 Nëntorin e vitit 1912, përbëjnë ngjarjet më të rëndësishme historike, të cilat e konturuan fizionominë politike, kulturore, kombëtare të shqiptarëve si një komb që mëtonte të jetonte i bashkuar, fillimisht brenda një njësie të veçantë brenda Perandorisë Osmane e pastaj si shtet sovran dhe i pavarur.

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit e paraqet aksionin e parë politik dhe ideologjik të shqiptarëve, ndoshta që nga koha e Kuvendit të Lezhës, e cila promovon interesin e shqiptarëve si një komb unik, i ndryshëm nga Perandoria Osmane dhe i ndryshëm edhe nga popujt fqinj”, tha kryetari Konjufca.

Kryekuvendari shtoi se Lidhja synonte që në Kongresin që do të mbahej në Berlin në atë kohë, t’ia paraqiste fuqive të mëdha interesat e kombit shqiptar, tashmë i pjekur si një etnitet që nuk mund të përfaqësohej nga askush tjetër përpos vetvetes.

“Në këtë kontekst, 10 qershori i Lidhjes së Prizrenit paraqet ditëlindjen moderne të kombit shqiptar, sepse kërkesa e delegatëve të Lidhjes për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një vilajet të vetëm, në këndvështrimin e teorive moderniste të kombformimit paraqet edhe themelimin e atdheut politik mbi të cilën synohet të ndërtohet shteti kombëtar”, tha kryetari Konjufca.

Sipas kryetarit Konjufca, Lidhja Shqiptare e Prizrenit zbatoi në praktikë thënien e rilindasit Pashko Vasa se “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”, kurse motoja e himnit kombëtar “të bashkuar për shpëtim” është ajo që më së miri i shkon Lidhjes së Prizrenit.

Duke kujtuar të gjithë patriotët e kohës, si Avdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Haxhi Zeka e shumë patriotë të tjerë, kryetari Konjufca tha se Lidhja e Prizrenit është themeli në të cilën u ndërtuan ngrehinat e pavarësisë kombëtare.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika