Konjufca më 8 prill takon liderët politikë para seancës konstituive

Në kuadër të përgatitjes së seancës konstituive që do të mbahet me 15 prill, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të takohet javën e ardhshme me kryetarët e partive politike.

Konjufca në cilësinë e kryeparlamentarit do të takohet më 8 prill me liderët e partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvend për të diskutuar për përgatitjet e seancës konstituive të legjislaturës së nëntë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, i cili tashmë është edhe deputet i zgjedhur në legjislaturën e re.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit do të mbahet më 15 prill.

Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 20.95 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27 për qind, koalicioni AAK-Nisma 7.06 për qind. Në bazë të këtyre shifrave, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-Nisma 8 si dhe komunitetet jo shumicë 20 deputetë.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti, veçse ka nisur konsultimet me partitë joshumicë për formimin e qeverisë së re./KP

Shija e redaktorit

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Të fundit nga rubrika