Konjufca merr pjesë në punimet e Samitit Botëror në Seul

Kryetari në detyrë i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, po merr pjesë në punimet e Samitit Botëror në Seul të Koresë së Jugut të organizuar nga “Universal Peace Federation”.

Në këtë samit që për aktivitet kryesor e ka themelimin e “Konferencës Ndërparlamentare të Kryetarëve të kuvendit”, ku Kosova bashkë me shumë parlamente u bë bashkëthemeluese e këtij mekanizmi, po marrin pjesë kryetarë parlamentesh nga e gjithë bota”, thuhet në njoftim të Kuvendit.

Kjo konferencë ndërparlamentare e kryetarëve do të shërbejë si platformë e nivelit të lartë e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin regjional dhe dialogun ndërmjet liderëve të legjislativit në botë”.

“Mision do ta ketë avancimin e parimeve të ndërvarshmërisë, prosperitetit të përbashkët dhe përhapjen e vlerave të përbashkëta përmes diplomacisë parlamentare”, thuhet në njoftimin e kuvendit.

Bëhet e ditur se Konjufca po ashtu mori pjesë edhe në panele të ndryshme diskutimi nga ku paraqiti këndvështrimin e Kosovës kundrejt sfidave që po e ndryshojnë rendin botëror.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika