Konjufca: Miqësia Kosovë-ShBA mbetet e palëkundur

Konjufca ka mirëpritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe Alyson Grunder, Zëvendësshefen e Misionit. Ai i ka falënderuar ata për mbështetjen e ShBA-ve ndaj Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier dhe Alyson Grunder, Zëvendësshefen e Misionit.

Kësaj të fundit, Konjufca i ka dëshiruar mirëseardhje dhe njëherësh, edhe suksese në detyrën e re. Gjithashtu, ai i ka falënderuar ata për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

“Miqësia e dëshmuar dhe partneriteti shembullor ndërmjet popujve dhe shteteve tona mbeten postulate të palëkundura, siç mbetet i palëkundur përkushtimi i Republikës së Kosovës për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkërendimin e objektivave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Konjufca, në Facebook.

Ambasadori Hovenier i ka dorëzuar letrat kredenciale Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu në Prishtinë, më 10 janar të këtij viti.

Foto nga takimi

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika