Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që viti i ri të sjell shëndet e lumturi në familjet e secilit.
Konjufca theksoi se po e lëmë pas edhe një vit, “së bashku me të mirat dhe sfidat që na shoqëruan”.
“Uroj që viti i ri të sjell në familjet tona më shumë shëndet e lumturi, gëzime e mbarësi, harmoni e shumë dashuri. Gjithashtu paqe, solidaritet e humanizëm, zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, motrat e vëllezërit tonë të kudondodhur dhe mbarë njerëzimin”, ka thënë Konjufca.
Konjufa tha se “Motet ndërrohen por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme”.