Konjufca në 25-vjetorin e Masakrës së Rezallës: Rezalla është pjesë e dhimbjes sonë të madhe

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, në 25 vjetorin e masakrës së Rezallës në Skenderaj, ka thënë se "Serbisë i kanë ndryshuar rrethanat, por jo mendësia. Pa e ndryshuar mendësinë dhe pa u përballur me krimet e veta, përballë nesh ajo do të përbëjë gjithnjë shtetin e zhytur në krimin e përbindshëm dhe kërcënim të vazhdueshëm"

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca

Kryeparlamentari Glauk Konjufca e ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës në Rezallë të Skenderajt.

“Rrezalla nuk ishte episod i izoluar apo rast përjashtimor, por ndodhi në vazhdën e fushatës së krimeve kundër njerëzimit, gjenocidit, masakrave të njëpasnjëshme dhe spastrimit etnik, që ishin mekanizma dhe mjete të shtetit të Serbisë, si strukturë e kalkulimit dhe gjenerimit të vrasjes në masë”, ka shkruar Konjufca.

Konjufca ka thënë se Serbisë i kanë ndryshuar rrethanat, por jo mendësia dhe se, sipas tij, pa e ndryshuar mendësinë dhe pa u përballur me krimet e veta, përballë nesh “ajo do të përbëjë gjithnjë shtetin e zhytur në krimin e përbindshëm dhe kërcënim të vazhdueshëm”.

Kryeparlamentari është shprehur se ne kemi dëshmorë e martirë të cilëve u përkulemi, ndërsa Serbia kriminelë lufte që i mbron.

“Rrezalla është pjesë e dhimbjes sonë të madhe, ku martirët lanë dëshminë e sakrificës si çmim të lirisë. Për ta ne do të vijojmë të kërkojmë drejtësi. Sot bëra homazhe aty, për nder të kësaj sakrifice të tyre. Ata nuk do të harrohen kurrë, sepse gjithmonë do të frymojnë te liria jonë e do të kujtohen përherë, sepse qëndrojnë në themelet e shtetit tonë. Lavdi martirëve të lirisë!”, ka thënë tutje ai.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika