Konjufca në takim me ambasadorin e Japonisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani, me të cilin kanë biseduar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e Kosovës me Japoninë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në takim me ambasadorin e Japonisë, Akira Mizutani

Gjatë ditës së martë të 5 korrikut, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e Japonisë, Akira Mizutani.

Gjatë këtij takimi të zhvilluar mes Konjufcës dhe ambasadorit të Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani, u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me Japoninë, poashtu zhvillimet në rajon dhe për agresionin e Rusisë në Ukrainë.

Përmes një njoftimi nga Kuvendi i Kosovës, është bërë e ditur se Konjufca ka falënderuar ambasadorin Mizutani dhe shtetin e Japonisë për përkrahjen e vazhdueshme që i jipet Republikës së Kosovës.

Përkrahja nga Japonia është e vazhdueshme sa i përket zhvillimit të brendshëm ekonomik dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Tutje në njoftim shkruhet se kreu i Kuvendit dhe ambasadori Mizutani kanë vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe kanë shprehur vullnetin për avancimin e mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve, me theks të veçantë në dinamizmin e bashkëpunimit në fusha me interes reciprok.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika