Konjufca në takim me delegacionin austriak, kërkon vazhdimin e mbështetjes për liberalizimin e vizave

Të hënën e 26 shtatorit, Konjufca është takuar me delegacionin austriak të kryesuar nga kryetari i Parlamentit të Landit të Austrisë së Ulët, Karl Wilfing, i cili shoqërohej nga nënkryetari i parë, Karl Moser dhe deputetët Rene Pfister e Dieter Dorner

Takimi midis kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe delegacionit austriak





Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga Austria mbështetjen për liberalizimin e vizave.

Të hënën e 26 shtatorit, Konjufca është takuar me delegacionin austriak të kryesuar nga kryetari i Parlamentit të Landit të Austrisë së Ulët, Karl Wilfing, i cili shoqërohej nga nënkryetari i parë, Karl Moser dhe deputetët Rene Pfister e Dieter Dorner.

“Konjufca shprehu mirënjohje për mbështetjen të cilën Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe zhvillimit të saj, duke theksuar nevojën e vazhdimit të mbështetjes për liberalizimin e vizave, proceset e integrimit në BE dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Takimi midis kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe delegacionit austriak

Në njoftimin e zyrës së Kuvendit të Kosovës thuhet se, në këtë takim janë vlerësuar raportet e mira dhe partneriteti i fuqishëm midis Austrisë dhe Kosovës.

Po ashtu, është shprehur gatishmëria për avancimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e praktikave parlamentare dhe fuqizimin e mëtejmë të miqësisë mes dy shteteve.

Në takim morën pjesë edhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe zëvendësi i tij, Martin Schaller.

Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme në Austri, Alexander Schallenberg, ka njoftuar se shteti austriak është pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kështu ka thënë ai, të hënën në Luksemburg në një takim me përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Po ashtu, Bosnjën e cila qysh më 2016, ka aplikuar për ta marrë statusin e vendit kandidat. Kemi situata të ndryshme, por duhet të dërgojmë sinjale të qarta. Ballkani Perëndimor është në oborrin e brendshëm të BE-së. Ne duhet ta kuptojmë se Rusia ka potencial destabilizimi përtej Ukrainës. Jo vetëm në Donbas e Mariupol, por edhe në Republikën Srpska e tutje”, kishte thënë Schallenberg.





Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika