Konjufca në takim me delegacionin e Komisionit të Venecias, i njofton për objektivat e legjislativit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë takimit të tij me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias, të cilët i njoftoi për objektivat e legjislativit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë takimit të tij me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë takimit të tij me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias, të njëjtit i ka njoftuar për objektivat e legjislativit të këtij mandati.

Pas pritjes në takim të komisionit të Venecias që ishte në përbërje të Dan Meridor, James Hamilton dhe Michael Janssen, si dhe zëvendësshefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Tankut Soykan, Konjufca e ka vlerësuar rolin e këtij komisioni në ofrimin e rekomandimeve në lidhje me çështjet ligjore.

“Kryetari Konjufca i informoi të pranishmit në lidhje me agjendën e legjislativit dhe objektivat që pritet të realizohen gjatë këtij mandati, duke pasur si prioritet për nga rëndësia edhe Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, thuhet në njoftimin e zyrës së kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë takimit të tij me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias

“Kreu i Kuvendit falënderoi Komisionin e Venecias për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës dhe vlerësoi rolin e këtij Komisioni në ofrimin e opinioneve dhe rekomandimeve në lidhje me çështjet ligjore që trajtohen në institucionet e vendit tonë”, vijon njoftimi.

Sipas Konjufcës, Kuvendi si organi më i lartë legjislativ i vendit, ka rol shumë të rëndësishëm në miratimin e kornizës ligjore dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi.

Gjatë këtij takimi, Konjufca ishte i shoqëruar nga deputeti Adnan Rrustemi dhe këshilltarët e tij.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika