Konjufca në takim me deputetin italian, Loperfido shprehu mbështetjen e Italisë për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Kryetari Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca priti në takim deputetin italian, Emanuele Loperfido

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetin italian Emanuele Loperfido, anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Italisë, i shoqëruar nga ambasadori i Italisë në Kosovë Antonello De Riu.

Sipas njoftimit, temë diskutimi e takimit ishin marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Italisë dhe Kosovës, si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë në këtë kohë të krizave dhe konflikteve.

“Kryetari Konjufca shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e Italisë ndaj Kosovës në të gjitha fazat, sikurse konfirmoi përkushtimin e Kosovës për të ndjekur rrugën evropiane të forcimit dhe zhvillimit të shtetit. Sipas Kryetarit të Kuvendit  orientimi i Republikës së Kosovës kah Bashkimi Evropian nuk është vetëm çështje e interesave ekonomike apo e sigurisë, por është një përcaktim i hershëm vleror dhe politik,” thuhet në njoftim.

U diskutua edhe për rëndësinë e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt integrimit në BE dhe nevojën e domosdoshme për të luftuar ndikimin e forcave antiperëndimore në rajon si Rusia apo Kina.

“Deputeti  Loperfido shprehu mbështetjen e Italisë për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, si dhe forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.”

Të dyja palët shprehën nevojën e thellimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona dhe intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, veçanërisht në rritjen e lidhjeve ekonomike.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika