Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi se Kosova ka marrë garanci të forta se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të jetë nivel i tretë i pushtetit në Kosovë.
Ai në një intervistë për Tëvë1, tha se nëse kërkohet që ai të ketë kompetenca ekzekutive, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
“Kemi marrë garanci të forta që Asociacioni do të jetë një lloj forumi, nëse kërkohet që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive ose të bëhet me ndryshime kushtetuese, mendoj asgjë më nuk ka vlerë dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, deklaroi ai.