Konjufca: Nëse nuk shkohet tash në zgjedhje të jashtëzakonshme, shtatori nuk është opsional

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se nëse tani nuk shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme atëherë sipas tij, shtatori nuk është opsional. Konjufca ka folur edhe për raportin e kryediplomatit Borrell, lidhur me heqjen eventuale të masave të BE-së për Kosovën

Kryeparlamentari Glauk Konjufca

Në një deklarim për media, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se duket që dy partitë tjera opozitare kanë nevojë për më shumë kohë për t’u bindur për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Konjufca ka thënë se nëse nuk shkohet tash në zgjedhje të jashtëzakonshme, atëherë sipas tij, shtatori nuk është opsional.

Ai ka thënë se në asnjë formë nuk kanë afërsi me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për koalicion.

Kryeparlamentari ka folur dhe për raportin e kryediplomatit evropian, Josep Borell, në lidhje me heqjen eventuale të masave të vendosur nga Bashkimi Evropian (BE) për Kosovën.

Lexo më shumë: Borrell nuk e përfundon raportin, mund të përfshihet edhe mbyllja e bankave në veri

Ai ka thënë se kur kryediplomati Borrell ta shkruajë këtë raport, “është mirë të shkruajë” se bankat serbe ilegale janë mbyllur sepse të njëjtat ishin ilegale.

“Kur z. Borrell ta shkruajë atë raport, është mirë ta shkruajë se bankat serbe ilegale u mbyllen sepse ishin të tilla d.m.th të shkruajë kështu që ishin ilegale”, ka thënë Konjufca.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika