Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në lidhje me dorëzimin e mandateve nga Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës ka thënë se Kosova nuk është në krizë kushtetuese, pasi në aspektin procedural dhe ligjor është njëjtë sikurse dorëheqja e një deputeti të Kosovës.
Ndërsa i pyetur se a mund të shkojë vendi në zgjedhje ai ka thënë se është e pamundur që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ta dërgojë Kosovën në zgjedhje kur të dëshirojë.
“Nuk kisha pasë dëshirë me mendu që Aleksandër Vuçiq mundet me qu Kosovën në zgjedhje kur të dojë”, gjersa ka shtuar se nëse ky ka qenë qëllimi i Serbisë të shkaktojë në Kosovë “zgjedhje apo destabilizim apo zgjedhje si rezultat i destabilizim të vendit apo sfidimit të sigurisë, kjo nuk është e mundur.
Sipas tij, ata mund të kenë qëllime të tilla, por përballë qëllimeve të tilla duhet të jetë konsensusi kombëtar.
“Ata mund të kenë qëllime të tilla, përballë qëllimeve të tilla duhet të kemi konsensus kombëtar të mos biem pre e përpjekjeve për destabilizim”.
Ai ka thënë se pas dorëzimit të mandatit nga Lista Serbe, ligji e thotë se duhet të zëvendësohen.
“Unë mendoj qe me këtë ngjarje nuk ka ndodhë asnjë rrezikim i rendit kushtetutes të Kosovës, në aspektin procedural dhe ligjor është njëjtë sikurse dorëheqja e një deputeti të Kosovës”.
“Unë do ti drejtohem presidentes, ajo KQZ-së, pastaj KQZ i përgjigjet presidentes me propozimet e reja, ata që janë rend, me numër të votave”, gjersa ka shtuar se në Kuvend do të jenë 110 deputetë ligjërisht, e që sic thotë ai nuk është aspak anti-kushtetuese pasi Kushtetuta i parasheh si mundësi dhe paraqet mundësi për zëvendësimin e tyre”, ka vijuar ai.
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqjet.
“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga subjekti politik parlamentar Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”, thuhet në njoftim.
Ndërsa për këtë, shefi i GP të AAK-së, ka thënë se do të krijohet një vakuum kushtetues teksa ka shtuar se “Ndoshta zgjedhjet, do të ishin ‘zgjidhje’ për vendin”.
Kuvendi i Kosovës: 10 deputetë të Listës Serbe dorëzuan dorëheqje të parevokueshme