Konjufca nuk pret arritje të marrëveshjes të shpejtë me Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk pret arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca





Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, ngase sipas tij qasja e shtetit serb është në ruajtjen e marrëdhënieve me Rusinë.

Gjatë konferencës me temën “Gjeopolitika e re pas agresionit rus kundër Ukrainës”, Konjufca ka deklaruar se nëse një gjë e tillë do të ndodhte atëherë kjo nuk do t’i shërbente vetëm Kosovës por edhe Evropës.

“Nuk jam optimist në arritje të një marrëveshje të shpejtë me Serbinë. Nëse diçka e tillë do të ndodhte, pra sikur Serbia ta njihte Kosovën, do t’i shërbente jo vetëm rajonit, por gjithë Evropës. Sepse besoj që një njohje e Kosovës nga Serbia është e mirë për gjithë Evropën, pasi do të mbyllte disa çështje shumë të rëndësishme”, ka thënë Konjufca, shkruan EO.

Sipas Konjufcës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq bashke me kabinetin e tij qeveritar, tashmë kanë treguar se çfarë rruge do ta ndjekin.

“E gjithë struktura e rëndësishme e Serbisë, inteligjenca, ushtria, policia, dhe politika e brendshme është e udhëhequr nga personalitete që hapur thonë se Serbia duhet të bashkëpunojë me Rusinë. Vulin si shembull që tani udhëheqë me inteligjencën, pastaj Ivica Daçiq që është rikthyer si udhëheqës i politikës së jashtme dhe vetë Vuçiqi tashmë. Ata kanë treguar tashmë se çfarë rruge do ta ndjekin”, shtoi Konjufca.

Ndryshe, i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka hedhur poshtë afatet e përmendura për arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi.

“Jo, absolutisht jo. Nuk e di nga ka ardhur, por nuk ka afate”, ka deklaruar Escobar.

Në një intervistë për televizionin publik serb, ai ka thënë se nuk është i vetëdijshëm se propozimi evropian kërkon një zgjidhje urgjente brenda disa javësh, por sipas tij, sigurisht që kërkon përparim shumë të shpejtë në dialog.





Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika