Konjufca: Pa vendosjen e Serbisë në karantinë, gjithmonë do të ketë destabilizim në rajon

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se në kuptimin e sigurisë, Serbia duhet të vendoset në karantinë, ndryshe gjithmonë prej aty do të burojnë forca destabilzuese drejt Kosovës, drejt Bosnjës edhe drejt Malit të Zi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se sanksionimi ndaj Serbisë duhet të ndodhë patjetër.

Sipas tij, në kuptimin e sigurisë, Serbia duhet të vendoset në karantinë, ndryshe gjithmonë prej aty do të burojnë forca destabilzuese drejt Kosovës, drejt Bosnjës, edhe drejt Malit të Zi.

Në një intervistë dhënë për “Deutsche Welle”, kryeparlamentari Konjufca ka theksuar se Serbia ka nevojë për një protektorat ndërkombëtar.

“Duhet të sanksionohet Serbia, kjo duhet të ndodhë patjetër. Në kuptimin e sigurisë Serbia duhet të vendoset në karantinë, pa e vendosur Serbinë në karantinë në kuptim ndërkombëtar, gjithmonë prej aty do të burojnë forca destabilzuese drejt Kosovës, drejt Bosnjës, edhe drejt Malit të Zi, bile. Këto tri shtete janë në shënjestër të Serbisë. Serbia ka nevojë për një protektorat ndërkombëtar. Ushtria e Serbisë, inteligjenca e Serbisë, Ministria e Mbrojtjes Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë duhet të monitorohen nga vendet e BE-së, sepse këto institucione dalin në shtete të tjera e vrasin njerëz, siç na ndodhi neve me sulmin e 24 shtatorit”, u shpreh ai.

“Serbia duhet ta dorëzojë Radoiçiqin para institucioneve tona që të gjykohet dhe ta marrë dënimin”

Sa i përket lirimit të Millan Radojçiqit nga Gjykata në Beograd ende pa i bërë 24 orë të plota në qeli, Konjufca ka thënë se i njëjti duhet të sillet para organeve përkatëse të Kosovës në mënyrë që të gjykohet dhe ta marrë dënimin e merituar, pas organizimit të sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjksë të Zveçanit.

“Gjermania ishte shumë e qartë në ndëshkimin e aktit terrorist dhe të aktit të agresionit që bëri Serbia. Edhe kancelari Scholz, edhe ministrja e Jashtme Baerbock ishin shumë të qartë, edhe në atë çka duhet të bëjë Serbia, edhe në gjykimin e kriminelëve. Por ne si Kosovë themi që ata duhet të ekstradohen në Kosovë, ata duhet të gjykohen në Kosovë. Serbia duhet ta dorëzojë Radoiçiqin para institucioneve tona, që ai të gjykohet atje dhe ta marrë dënimin e merituar”.

Konjufca kundërshton idenë e Ramës për konferencë ndërkombëtare: Të ftohet veç Serbia

Konjufca ka kundërshtuar idenë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për organizimin e një konference ndërkombëtare, ku palët do të mbylleshin aty e të mos dilnin derisa të nënshkruhej një marrëveshje.

Ai ka thënë se organizimi i një konference ndërkombëtare “nuk më duket ideja më e mirë”, teksa shtoi se faktori ndërkombëtar ka nevojë të ftojë vetëm Serbinë në një konferencë dhe “ta bindë që nuk mund të ecim përpara pa njohjen e Kosovës”.

Pa njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë dhe pa e ndryshuar kjo strukturë e pushtetit në Serbi, e cila është sponsorizuese e këtyre grupeve që destabilizojnë gjithë këto shtete, duke filluar prej Kosovës e Bosnjës, Malin e Zi e kështu me radhë, nuk mendoj që mund të ecim shpejt në integrime evropiane. Kjo, për shembull, e mban peng krejt Evropën. Ama burimi i vërtetë, pse kemi gjithë këto destabilizime në Ballkan është vetëm një arsye: që Serbia nuk është rehat me kufijtë e vet, mendon që në mënyrë jomeritore është më e vogël se çfarë meriton nga shpërbërja e Jugosllavisë. Kjo është arsyeja e politikës hegjemoniste të saj. E për këtë nuk kemi nevojë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën. Konferencë ndërkombëtare ka nevojë të mbahet për demokratizimin e Serbisë, që të mos jenë atje forcat e shtetit, armata e inteligjeca sponsorizuese të terrorizmit, qysh  e vërtetoi akti i 24 shtatorit”, tha ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika