Konjufca pas takimit me Escobar: Ritheksova se asnjëherë nuk do ta humbim fokusin nga njohja e plotë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca, pas takimit me të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka riktheksuar se asnjëherë nuk do ta humbin fokusin nga njohja e plotë, "dhe se çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet në procesin e dialogut me Serbinë, duhet të respektojë në plotni sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës"

Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit me emisarin amerikan, Gabriel Escobar, ka njoftuar se kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, rajon dhe më gjerë, procesin e dialogut dhe hapat e mëtejmë, me fokus të veçantë propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet në rajon. Gjithashtu, për dallim nga Serbia si palë minuese, Republika e Kosovës ka luajtur rol konstruktiv përgjatë gjithë procesit të dialogut, përfshirë edhe takimin e 27 shkurtit në Bruksel”, ka shkruar Konjufca.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe emisari amerikan, Gabriel Escobar

Kryeparlamentari Konjufca ka ritheksuar se asnjëherë nuk do ta humbin fokusin nga njohja e plotë, dhe se çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet në procesin e dialogut me Serbinë “duhet të respektojë në plotni sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“E falënderova emisarin Escobar për angazhimin dhe rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në procesin e dialogut dhe shpreha gatishmërinë për fuqizimin e mëtutjeshëm të partneritetit të ndërsjellë, si dhe avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Nis takimi mes Konjufcës dhe Escobarit

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika