Konjufca për 246-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së: 4 korriku është datë e rëndësishme edhe për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, teksa ka uruar SHBA-të për 246-vjetorin e pavarësisë, ka theksuar se katër korriku është datë e rëndësishme edhe për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Në nder të 246-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka theksuar se katër korriku është ditë e rëndësishme jo vetëm për Amerikën por edhe për Kosovën.

Kështu është shprehur ai gjatë një seance joformale me nxënës e studentë nga qyteti i Ferizajt, ku morën pjesë edhe ish-kongresmeni amerikan, Jerry Weller, Jessica Gumucio nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Sipas Konjufcës, SHBA-ja gjatë historisë gjithmonë e ka ndihmuar popullin e Kosovës në aspiratat për liri dhe pavarësi.

“Rrallë ndonjëherë në historinë e botës, liria dhe pavarësia e një populli ndodh të jetë kaq e rëndësishme edhe për popujt e tjerë. Ish-presidenti Wilson ka ndihmuar në pavarësinë e Shqipërisë dhe gjithashtu 80 vjet më vonë SHBA-ja ka ndihmuar në pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Konjufca.

Kjo seancë ishte organizuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili ka thënë se qytetarët e Kosovës janë gjithmonë borxhlinj ndaj ndihmës që SHBA-ja ka ofruar për të arritur deri te pavarësia.

Po ashtu, për të ndarë eksperiencën e saj si qytetare e SHBA-së, Jessica Gumucio, nga Ambasada amerikane, para nxënësve shpalosi historikun e pavarësisë së SHBA-së.

Ajo ka treguar sfidat që ka pasur Amerika deri te arritja e pavarësisë, duke përmendur demokracinë si formën më të mirë të qeverisjes.

Ndërsa, ish-kongresmeni Weller ka thënë se historia amerikane dëshmon se pavarësia e një populli do të thotë pavarësi për shumë shtete të tjera.

Ai ka përmendur edhe luftën e fundit në Kosovë, duke treguar miqësinë e palëkundur që populli amerikan ka me popullin dhe shtetin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika