Konjufca për 28 Nëntorin: Kjo datë na shfaq nervin e gjallë të historisë

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, për 28 Nëntorin ka thënë se "kjo datë na shfaq nervin e gjallë të historisë, aty ku qartësohemi dhe vijmë në vete, ku përkatësia kombëtare shënohet vetvetishëm prej ndjenjës së përfshirjes në përpjekjet e panumërta për liri dhe përparim"

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka uruar për 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Konjufca ka thënë se kjo datë na shfaq “nervin e gjallë të historisë, aty ku qartësohemi dhe vijmë në vete, ku përkatësia kombëtare shënohet vetvetishëm prej ndjenjës së përfshirjes në përpjekjet e panumërta për liri dhe përparim”.

“Nga kthimi i Gjergj Kastriotit, te Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari e deri te lufta çlirimtare e UÇK-së, po ai flamur që valon”, ka shkruar Konjufca.

Konjufca ka thënë se 28 nëntori na mbledh të festojmë çka kemi arritur, çka gëzojmë falë heronjve, dëshmorëve dhe përpjekjeve sublime të popullit tonë, e njëherazi na thërret të zotohemi ndaj sakrificës dhe idealit të tyre për të shkuar përpara.

Sot Shqipëria festoi 111 vjet pavarësi. Por, në këtë 28 nëntor u kujtua edhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Lexo dhe këtë: ​26 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Ajo që bëri që UÇK-ja t’i bëjë publike aktivitetet e saj, ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci, dy ditë më parë nga forcat serbe.

Gjithashtu në këtë ditë ishte dhe ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari, i cili po të ishte gjallë sot do t’i mbushte 68 vjet.

Lexo dhe këtë: 28 Nëntori – ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari

Adem Jashari, i lindur në Prekaz të Skenderajt më 1955, ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Ai mbaroi shkollën e mesme teknike në Skenderaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika