Konjufca për bisedën e Kusari-Lilës me Radojçiqin: S’kam asnjë dyshim për tradhti kombëtare

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk ka asnjë dyshim për orientimin dhe qëndrueshmërinë e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Kjo pasi Konjufca u pyet nga gazetarët në lidhje me publikimin e një audioincizimi, ku Kusari-Lila dëgjohet duke biseduar me Milan Radojçiqin.

“Sa i përket çështjes së Kusari-Lilës, po flas për të si deputete e jo si anëtare e koalicionit që ka partneritet me LVV. Nuk kam asnjë dyshim në orientimin dhe qëndrueshmërinë kombëtare të zonjës Kusari-Lila, pra nuk kam asnjë dyshim për tradhti kombëtare apo çfarëdo të kësaj natyre”, ka deklaruar Konjufca.

Konjufca ka thënë këtë veprim të deputetes Kusari-Lila “mund ta quajnë si gabim ose pakujdesi të saj”, por jo tradhti.

“Mund ta quani gabim, pakujdesi e saj, por sa i përket kësaj çfarë më tregon mua, kjo që është vazhdimësi e tjerrjes së një rasti që është publikuar para 7-8 muajve, kur ka qenë mendoj që është i njëjti rast vetëm se tash po publikohet në sekuenca qysh po i konvenon dikujt, për mua është shumë ma tronditës dhe ma shqetësues ky ingjenerim që po ndodh, sesa baza kombëtare e themeli kombëtar i zonjës Kusari-Lila”, tha Konjufca.

Sot, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se bisedat me Milan Radoiçiqin ishin të para dy viteve.

Kusari-Lila për bisedën me Radoiçiqin: Deklarata të vitit të kaluar janë këto, para dy vjete

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika