Autori i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri e ka pyetur të parin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca se a duhet të jep dikush përgjegjësi politike dikush nga ekzekutivi për rastin e Hamide Magashit, gruas shtatzënë e cila u vra në oborrin e QKUK-së nga burri saj me të cilin ishte në proces të divorcit. Magashi kishte masën e mbrojtjes nga gjykata.
“Duhet me dhanë, do të ishte mirë [me dhanë dorëheqje morale]. Është në kuadër të shtetit demokratik me jep përgjegjësi”, është përgjigjur Konjufca.
Në kohë kur janë vra Mon Bala edhe Arben Xheladini, Ministër i Punëve të Brendshme ka qenë Fatmir Rexhepi i LDK-së, dhe nuk ka pasur as një lloj përgjegjësie mbi Policët e UNMIK-ut”, ka thënë Panduri
Ndërsa Konjufca ka thënë se Rexhepi ka dhënë dorëheqje morale. A duhet të jep dikush këtu përgjegjësi morale?
“Nuk e përjashtojë si mundësi se dikush mund të jep përgjegjësi morale, por nuk i them jep. Por, të isha unë ndoshta do të jepja dorëheqje, por nuk mund t’i them, sepse ajo është morale edhe është plotësisht individuale, a institucionali është një gjë tjetër, e vlerëson saktë nivelin e përgjegjësisë deri këtu ka pasur X personi por, nuk bënë me hy në hak sepse ai nuk ka pasur asgjë në dorë”, ka theksuar Konjufca.
Sipas Konjufcës, Policia ka qenë hallka e parë që ka vepruar shumë shpejt, edhe hallkat e tjera të shtetit kanë dështuar.
“Hamidja ka shkuar te policia edhe e ka lajmëruar rastin. Policia është mobilizuar dhe ka shkuar të bashkëshorti i saj, kjo hallkë ka vepruar në çështje orësh, hallkë tjetër është institucionet e drejtësisë, të cilat e kanë përpunuar informacionin se Hamdies, burri i saj ia ka drejtuar armën në kokë. Në momentin që institucioni i drejtësisë bindet që është fakt i vërtetë drejtimi i armës në kokë dhe nuk është shpikje nga bashkëshortja, atëherë mekanizmi duhet të veprojë në mënyrë të ashpër”, ka deklaruar Konjufca.
Tutje ai ka vlerësuar se mekanizmi i drejtësisë nuk ka vepruar por, vetëm hallka e parë.
“Kjo ngjarje duhet me na shërbye si mësim por, është fatkeqësi e madhe që po duhet me na shërbye tragjedia si mësim, por duhet të rregullohen të gjitha mekanizmat nga A deri në fund me funksione”, ka deklaruar ai.
Më tej Konjufca nuk e ka cilësuar si dështim arratisjen e Sokol Halitit për 48 orë, pasi ka thënë se kjo mund të ndodhë edhe në vendet e botës të cilat e kanë policinë edhe më të zhvilluar.
“Dështimet janë pse e ka lëshuar drejtësia individin, dështim tjetër është me gjetë segmentin tjetër, saktë pse policia nuk e ka mbrojtur Hamiden, këto janë dështime”, ka sqaruar ai.