Konjufca për situatën në veri: Përpjekje e Serbisë për destabilizim të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur pas ceremonisë së betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), lidhur me zhvillimet në vend, me theks të veçantë rastin e fundit në veri





Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur pas ceremonisë së betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), lidhur me zhvillimet në vend. Ai ka thënë se të gjitha këto zhvillime të fundit, përfshirë situatën në veri, janë përpjekje e Serbisë për të destabilizuar Kosovën dhe që në tavolinën e negociatave të ketë kushte më të mira për Serbinë.

Konjufca ka thënë se nuk është vetëm çështja e targave ajo që tregon presionin mbi Republikën e Kosovës, por sipas tij ka edhe manovra të ndryshme ushtarake.

“Të gjitha këto janë përpjekje e Serbisë për të rritur presionin mbi Republikën e Kosovës. Shfaqja e forcave nga ana e Serbisë ka filluar qysh më herët, nuk është vetëm çështja e targave kjo, kemi pasur nga viti i kaluar grumbullim të forcave ushtarake të Serbisë përreth kufirit me Kosovën, mobilizim ushtarak, manovra të ndryshme dhe në ishte edhe çështja e shpifjeve nga ana e Vuçiqit për dron”, ka thënë Konjufca.

Teksa ka shtuar se gjitha këto presione të Serbisë ndaj Kosovës vijnë nga Beogradi dhe Vuçiqi.

Megjithatë, sipas Konjufcës, Qeveria dhe Republika e Kosovës duhet të mos pranojnë kushtëzime të tilla nga Serbia.

“Por ne e dimë që të gjitha këto vijnë nga Beogradi dhe nga Vuçiqi, kështu që mendoj që Qeveria dhe Republika e Kosovës duhet të sillen në atë mënyrë që të mos pranojnë kushtëzime përmes shantazhit, përmes bllokadave, dhe përmes përdorimit të forcës nga ana e Serbisë”, ka theksuar Konjufca.

Tutje, Konjufca ka theksuar se Kosova nuk e pranon një gjuhë të tillë.

“Ne nuk e pranojmë këtë gjuhë, ne nuk e pranojmë këtë gjuhë si Republikë e Kosovës, kjo është gjuhë e shantazhit, e bllokadave dhe e dhunës. Ne mendojmë që Kosova është në të drejtën e saj, nuk mund të lëshojmë pe përtej kushtetutës tonë, nuk mund të lëshojmë pe përtej ligjeve që i kemi në Republikën e Kosovës”, ka bërë të ditur Konjufca në deklarimin e tij për media.

Ndër tjera, Konjufca ka thënë se gjithçka që është ilegale në Kosovë do të ndalohet edhe sundimi i ligjit do të ndodhë.

I pyetur se a do të ketë eskalim të situatës, Konjufca ka thënë se situata është nën kontroll dhe institucionet e Kosovës nuk e provokojnë askënd, vetëm e kryejnë detyrën e tyre.

“Nuk besoj që do të ketë eskalim të situatës, situata është nën kontroll dhe institucionet e Kosovës janë në nivelin më të lartë të përgjegjësisë, si institucionet e sigurisë që i kemi ndërtuar me shumë mund dhe ato nuk e kanë për qëllim të promovojnë askënd, as prej popullatës civile, ato e kanë thjesht detyrën”, ka deklaruar Konjufca.

Krejt në fund, për zhvillimet në Paris, tha se do t’i ketë më të qarta kur presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të kthehen në Kosovë.

“Kurse sa u përket zhvillimeve nga Parisi do t’i kem edhe më të qarta, edhe më të freskëta kur të kthehen presidentja me kryeministrin në Kosovë”, ka përfunduar Konjufca.

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika