Konjufca për vdekjen e skulptorit Luan Mulliqi: Ai do të jetojë i paharruar në kujtesën tonë

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca për vdekjen e skulptorit Luan Mulliqi ka thënë se i njëjti do të jetojë i paharruar në kujtesën tonë

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar lidhur me vdekjen e skulptorit Luan Mulliqi.

Konjufca ka thënë se Mulliqi do të jetojë i paharruar në kujtesën tonë.

“Puna e tij e jashtëzakonshme do ta shënojë përgjithnjë hapësirën publike me monumente e skulptura të nënshkruara me prurjen e rrallë artistike”, ka shkruar Konjufca.

Ai i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, të afërmit, të njohurit dhe kolegët e tij.

“I përjetshëm qoftë kujtimi i tij dhe u prehtë në paqe!”, ka shkruar ai.

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK) ka njoftur se të shtunën ka vdekur skulptori Luan Mulliqi.

Mulliqi ka qenë sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave dhe i Arteve të Kosovës.

Lexo dhe: Vdes skulptori Luan Mulliqi

Me këtë rast, AShAK ka njoftuar se më 23 tetor ora 11:00 në mjediset e saj do të mbahet mbledhja komemorative, ndërsa në ora 11:30 fillojnë homazhet për të ndjerin, ndërsa funerali niset nga ASHAK-u në ora 13:00 dhe varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës në orën 16:00.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika