Konjufca për zgjedhjet në veri: Kosova nuk mund të kushtëzohet nga Serbia

Kryeparlamentari Glauk Konjufca i pyetur nëse Marrëveshja e Ohrit ka ndikuar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ka thënë se ajo ka treguar vullnetin e mirë të Kosovës për të ecur përpara dhe ka treguar qëndrimin shumë destruktiv të Serbisë

Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se Kosova nuk mund të kushtëzohet nga Serbia me mbajtjen apo jo të zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës.

Po ashtu, Konjufca ka theksuar se për këtë çështje ka pasur një kompromis, dhe se zgjedhjet dikur janë shtyrë me rekomandimin e ndërkombëtarëve.

Ai ka shtuar se po atëherë kanë marrë garanci nga ndërkombëtarët se zgjedhjet nuk do të shtyhen më shumë se një herë, dhe se kjo çështje ka përfunduar.

“Mendoj që Kosova nuk ka nevojë fare të lëvizë para se të ketë zhvillime në këtë drejtim. Pra, nuk mund që ne të kushtëzohemi prej Beogradit apo Serbisë që ata të vendosin se kur do të ketë zgjedhje e kur jo në Kosovë. Zgjedhjet janë caktuar, një kompromis i mëhershëm ka ndodhur, zgjedhjet janë shtyrë njëherë, ato janë shtyrë me kërkesë të Bashkësisë Ndërkombëtare, ne e kemi marrë garancinë prej tyre që nuk do të shtyhen më shumë se një herë. Kjo ka përfunduar si tregim ”, ka deklaruar Konjufca.

Tutje, ai ka thënë se po presin lëvizje nga ana e partive politike serbe që të regjistrohen, pasi sipas tij, shumica prej tyre që kanë pasur ndërmend të regjistrohen, tashmë janë regjistruar.

“Ka mbetur vetëm Lista Serbe, e cila nuk i ka paraqitur listat e veta me kandidate për të garuar në këto zgjedhje, por thirrja e Bashkësisë Ndërkombëtare që edhe Kosova vazhdon në atë drejtim, është që nuk kemi në kurrfarë obligimi për Asociacionin”, ka thënë tutje ai.

Ndërkaq, i pyetur nëse Marrëveshja e Ohrit ka ndikuar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kryeparlamentari ka thënë se ajo ka treguar vullnetin e mirë të Republikës së Kosovës për të ecur përpara dhe ka treguar qëndrimin shumë destruktiv të Serbisë dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika