Konjufca: Presim që shumë shpejt të krijohet qeveria e re

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se presin që shumë shpejt të krijohet qeveria e re.

Një koment të tillë, ai, e bëri pas homazheve në 26-vjetorin e Masakrës në Lubeniq të Pejës pasi u pyet nga gazetarët nëse i kanë numrat si LVV për ta krijuar qeverinë.

“Sa i përket zgjedhjeve krejt çka presim është të themelohet shumë shpejt Qeveria e Kosovës në parlament. Fillimisht parlamenti duhet të konstituohet. Besoj që i kemi numrat”, tha Konjufca.

E nga Presidenca e Kosovës sot kanë deklaruar se dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet gjatë ditës./EO

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika