Konjufca pret në takim ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, Georg Schbetzer

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, Georg Schbetzer

Pamje nga takimi

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur në takim ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, Georg Schbetzer.

Konjufca ka përgëzuar ambasadorin Schbetzer për detyrën e re dhe ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit austriak ndaj shtetit të Kosovës.

“Austria mike mbetet partner tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, theksoi Kryetari i Kuvendit, teksa nënvizoi përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, veçmas në sferën e legjislativit dhe të diplomacisë parlamentare”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ambasadori Schbetzer e ka falënderuar Konjufcën për pritjen dhe njëherësh rikonfirmoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit austriak për Republikën e Kosovës në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika