Konjufca pret në takim deputeten britanike, Alicia Kearns

Sot, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pritet të takohet me deputeten britanike, Alicia Kearns. Deputetja britanike, Kearns kishte ngritur shqetësimet mbi situatën e sigurisë në veri të Kosovës, duke përmendur kontrabandën e armëve nga Serbia dhe ruajtjen e tyre në kishat ortodokse serbe

Deputetja britanike, Alicia Kearns

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do ta presë sot në takim deputeten britanike, Alicia Kearns.

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet në orën 13:00, në kabinetin e Konjufcës.

Deputetja e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, kishte dhënë detaje të “frikshme” në lidhje me situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

Ajo në Parlamentin e Britanisë së Madhe, që ishte një ngjarje përkujtimi për viktimat e Srebenicës, kishte thënë se Qeveria e Britanisë është informuar nga KFOR-i se në veri të Kosovës kontrabandohen armë që vijnë nga Serbia, dhe, sipas saj, ato ruhen në kishat ortodokse serbe.

“Kjo është arsyeja pse fotografia e sigurisë është kaq e rëndë. Për një kohë të gjatë nuk kemi arritur t’i ndalim milicitë e armatosura serbe që veprojnë në veri të Kosovës. Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona bëhen të vetëdijshme për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që ka leje – të papritura – një ambulancë është paraqitur në kishë dhe ka nxjerrë përsëri të gjitha armët”, kishte deklaruar ajo.

Kearns i kishte bërë thirrje Qeverisë së Britanisë që ta bëjnë të qartë përkrahjen për Kosovën dhe sovranitetin e integritetin territorial të saj. Sipas saj, kjo bëhet duke e zgjeruar mandatin e KFOR-it për ta luftuar kontrabandën me armë nga grupet kriminale në veri.

“I bëj thirrje Qeverisë që ta bëjë të qartë se Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë sovranitetit territorial dhe demokracisë së Kosovës. Për ta bërë këtë, ne duhet të zgjerojmë mandatin e KFOR-it për të siguruar një qasje më proaktive, për ta luftuar kontrabandën e armëve dhe milicitë në veri të Kosovës. Ne duhet të sigurojmë drejtësi dhe t’i ndërmarrim veprimet e nevojshme për të operuar një politikë kuptimplote të diplomacisë parandaluese”, kishte thënë ajo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika