Konjufca pret në takim ministren Fajon, thotë se Sllovenia është partner strategjik i rëndësishëm i Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon. Në këtë takim, Konjufca ka falënderuar ministren Fajon për "mbështetjen koherente në rrafshin politik dhe atë ekonomik të Sllovenisë ndaj Kosovës"

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministrja e Punëve të Jahtme të Sllovenisë, Tanja Fajon

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon.

“Kryetari Konjufca e falënderoi ministren Fajon për përkrahjen gjatë kohës si eurodeputete dhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, si dhe për mbështetjen koherente në rrafshin politik dhe atë ekonomik të Sllovenisë ndaj shtetit tonë”, thuhej në njoftim.

Në këtë takim Konjufca ka theksuar se “Sllovenia mike është partner strategjik i rëndësishëm i Republikës së Kosovës”.

Tutje ai ka shprehur përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha dhe projekte me interes të përbashkët, duke përfshirë edhe sferën e legjislativit dhe të diplomacisë parlamentare.

“Kryediplomatja Fajon, e cila shoqërohej nga delegacioni slloven dhe ambasadorja Minca Benedejčič, i vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht të mira dypalëshe, të cilat datojnë prej kohësh, dhe rikonfirmoi mbështetjen pa rezervë të Sllovenisë si shtet i Bashkimit Evropian për proceset e integrimit euroatlantik të Republikës së Kosovës”, thuhej tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika