Konjufca pret në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë për procesin e reformës zgjedhore

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, e ka falënderuar ambasadorin Michael Davenport për mbështetjen e deritashme të Kuvendit nga ana e Misionit të OSBE-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të martën në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Sipas njoftimit, në takim, ndër të tjera, u diskutua për punën e legjislativit dhe u shkëmbyen pikëpamje edhe në lidhje me procesin e reformës zgjedhore.

Kryetari Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Davenport për mbështetjen e deritashme të Kuvendit nga ana e Misionit të OSBE-së.

Kryeparlamentari ka theksuar se një ndër prioritetet kryesore të kësaj legjislature është reformimi i sistemit zgjedhor dhe ka shprehur përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika