Konjufca priti në takim deputetin britanik, u ritheksua gatishmëria për bashkëpunim mes Kosovës dhe MB-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të premten e 6 janarit në takim deputetin David Lammy, me të cilin ka diskutuar për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe u ritheksua gatishmëria për thellim të bashkëpunimit mes të dyja vendeve

Ilustrim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të premten e 6 janarit në takim deputetin David Lammy, njëherësh sekretar i Jashtëm nën hije i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar.

Në takimin e tyre u diskutua për marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si dhe u shkëmbyen mendime në lidhje me zhvillimet aktuale politike në vend, rajon e më gjerë.

Kryetari Konjufca, siç njofton Zyra për komunikim e Kuvendit, e vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, teksa u shpreh mirënjohës për rolin e saj të veçantë në çlirimin, pavarësinë, shtetndërtimin dhe rrugën integruese euroatlantike të Republikës së Kosovës.

Ai, ndër të tjera, kërkoi nga Mbretëria e Bashkuar përkrahje të mëtejme për proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, duke përfshirë fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Kryetari i Kuvendit dhe deputeti britanik David Lammy njashtu kanë ritheksuar përkushtimin për vazhdimin e partneritetit të fuqishëm dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.​

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika