Konjufca priti në takim një delegacion parlamentar nga Maqedonia e Veriut

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur në takim një delegacion të deputetëve nga Grupi i Miqësisë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga kryetari Afrim Gashi

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca i shoqëruar nga deputetët Ganimete Musliu dhe Avni Dehari, priti të hënën në takim një delegacion të deputetëve nga Grupi i Miqësisë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga kryetari Afrim Gashi.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar çështjet “për aktualitetin politik, zhvillimet rajonale, mbështetjen e ndërsjellë në rrugën e integrimit evropian dhe euroatlantik, si dhe për mundësitë e zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërparlamentar përmes grupeve të miqësisë”.

I pari i Kuvendit, Konjufca i vlerësoi shumë të mira marrëdhëniet e deritashme dypalëshe, duke thënë se popujt tanë kanë lidhje historike dhe ne duhet t’i kultivojmë edhe më shumë këto lidhje.

Tutje, kryetari i Kuvendit, nënvizoi se për Republikën e Kosovës është interes vital orientimi auroatlantik i Maqedonisë së Veriut dhe vlerësoi se bashkëpunimi i ngushtë në mes të dyja shteteve i kontribuon zhvillimit të gjithmbarshëm dhe stabilitetit rajonal.

Ai po ashtu kërkoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për proceset nëpër të cilat i ka përpara Kosova.

Kryetar i Grupit të Miqësisë nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashi, e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe theksoi se takimet e tilla i shërbejnë fuqizimit të raporteve të ndërsjella, që janë të shkëlqyera, dhe se ka shumë fusha bashkëpunimi me interes për qytetarët dhe të shtetet tona në të cilat do të punojmë.

Në takim, u ritheksua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika