Konjufca: Propozimi i Ramës gabim, nuk bisedoi me Kurtin

Kryeparlamentari Konjufca ka vlerësuar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk do të duhej të bënte veprime të tilla, siç ishte propozimi i një draft-statuti të Asociacionit pa biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ndonëse nuk e di përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, ai është gabim, ngase kryeministri Edi Rama nuk bisedoi me kryeministrin Kurti para se ta bënte këtë veprim.

Konjufca e cilësoi këtë veprim të Ramës si të njëanshëm.

“Nuk mund të paragjykoj për përmbajtjen, nuk e kam parë. Në parim mendoj që është gabim, pavarësisht përmbajtjes. Është një defekt parimor, sepse kryeministri shqiptar nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u ulë me kryeministrin e Kosovës edhe pa i sqaru të gjitha këto probleme së bashku. Ata takohen shpesh, por ky ishte veprim i njëanshëm”, ka deklaruar Konjufca.

Tutje, kryeparlamentari Konjufca tha se është Enver Hoxhaj nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ai i cili do të duhej pyetur për përmbajtjen e draft-stautit të propozuar të Ramës. Ky reagim i Konjufcës vjen ditë më vonë pasi Hoxhaj deklaroi se e kishte parë draftin të cilin e cilësoi si një “hap të mirë”.

“Nuk kemi interes me e pa, sepse kjo është çështje e institucioneve të Kosovës. Sa i përket përmbajtjes së tij, lirisht kontaktojeni nënkryetarin e Kuvendit, ai tha që e ka pa. Kryeministri shqiptar tha që është sekret, por nënkryetari jonë tha që e ka pa”, ka deklaruar ai.

Konjufca ka thënë se ndonëse shumë drafte kanë qarkulluar deri tani, asnjëri nuk ka pasur efekt në Republikën e Kosovës.

Dy ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ua ka propozuar një draft-statut të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, të cilët i cilësoi si “kumbarë” të planit franko-gjerman.

Ky i fundit ka thënë se beson që krijimi i Asociacionit në Kosovë paraqet një derë për hapjen e dyerve ndërkombëtare për Republikën e Kosovës.

Që nga 26 maji, protestat në komunat në veri të vendit janë duke vazhduar pas zgjedhjes së kryetarëve të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Protestuesit kanë demoluar veturat e ekipeve të mediumeve kosovare dhe ato të Policisë së Kosovës.

Kosova u përjashtua nga stërvitja ushtarake “Defender 23”, e udhëhequr nga SHBA-ja në Evropë, si shkak i mospërfilljes së këshillave të vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (SHBA) lidhur me hapat që sipas tyre duhej ndërmarrë nga ana e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.

 

 

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika