Konjufca: Serbia e kishte për qëllim shfarosjen, krimineli që s’pendohet është i gatshëm ta përsërisë krimin

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se qëllimi i Serbisë ishte zhdukja dhe shfarosja e popullit të Kosovës, teksa shton se “krimineli që nuk pendohet, ai është i gatshëm ta përsërisë atë”

Kryeparlamentari Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e 24-vjetorit nga masakra e Studimes në Vushtrri, ka thënë se qëllimi i Serbisë ishte zhdukja dhe shfarosja e popullit të Kosovës, teksa shton se “krimineli që nuk pendohet, ai është i gatshëm ta përsërisë atë”.

Ai ka theksuar se kur shihet se shumica nga të vrarët kanë qenë civilë të pambrojtur, duke përfshirë fëmijë e gra, tregon qëllimin e vërtetë të Serbisë.

“Ishte qëllimi me na zhduk e me na shfaros, vetëm pse jemi shqiptarë. Me na çrrënjos nga toka kur Serbia të gjitha këto krime i ka organizuar, dhe plagët tona ende janë të hapura, sepse dhimbja për vrasjen e më të dashurve tanë, nuk kalon kurrë. Mijëra të afërm nuk i dimë ku janë, por secili prej nesh e dimë se ata janë në Serbi, dhe Serbia jo vetëm që nuk tregon, por po i fsheh. Krimineli që nuk pendohet, ai është i gatshëm ta përsërisë atë”, tha Konjufca, raporton EO.

Megjithatë, ai ka potencuar se nuk pret që Serbia të ndryshojë shpejt dhe “që do ta kemi një Serbi demokratike që e pranon popullin e Kosovës si subjekt sovran dhe Kosovën si shtet të pavarur”.

“Ne do ta vazhdojmë drejtimin tonë, e kjo është mbrojtja e interesave tona vitale, kombëtare e shtetërore”, shtoi Konjufca.

Të martën e 2 majit janë bërë 24 vjet qëkur forcat kriminale serbe vranë shqiptarë të pafajshëm në Studime të Vushtrrisë.

Masakra e Studimes është një ndër masakrat më të mëdha ndaj civilëve shqiptarë.

Në dy majin e vitit 1999, paramilitarët serbë vranë 116 shqiptarë të pambrojtur, ndër ta edhe shumë fëmijë e gra, përfshirë këtu edhe një nënë shtatzënë.

Brenda dy orëve ishin pushkatuar nga paramilitarët serbë 116 persona civilë që ishin në kolonë për t’u shpërngulur në drejtim të Shqipërisë.

Shumë të tjerë ishin plagosur e me mijëra të tjerë pas arrestimit nga forcat serbe, ishin depërtuar për në Shqipëri.

Masakra në Studime të Vushtrrisë nga krerët e institucioneve të Kosovës është quajtur ndër masakrat më të tmerrshme ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika