Konjufca: Shëndet e begati për ata që e festojnë Krishtlindjen ortodokse

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufaca.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar qytetarët e besimit katolik për Krishtlindjen ortodokse.

Konjufca përmes një postimi në “Facebook”, ka uruar që sot e përgjithmonë të mbizotërojë mirësia, toleranca, solidariteti dhe përshkushtimi ndaj më të mirë për njëri-tjetrin dhe për shoqërinë tonë.

“Gëzuar Krishtlindjen Ortodokse të gjithë qytetarëve tanë të këtij besimi! Në frymën e kësaj feste të shpresës, harmonisë dhe paqes, uroj që sot e gjithmonë të mbizotërojë mirësia, toleranca, solidariteti dhe përkushtimi ndaj më të mirës për njëri-tjetrin dhe për shoqërinë tonë. Kjo ditë e shënuar e Krishtlindjes Ortodokse të kalendarit Julian, uroj t’i gjejë ata që e festojnë me shëndet, begati dhe përmbushje shpirtërore, me mesazhet më të mira e më të ngrohta të dashurisë dhe paqes”, ka përfunduar Konjufca.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika