Konjufca shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave nga dy sulmet në Beograd

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave që kanë humbur jetën në dy sulmet në Beograd, ndërsa të plagosurve u ka uruar shërim të shpejtë

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave që kanë humbur jetën në dy ngjarjet tragjike në Beograd.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund, teksa u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

“Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë, e sidomos kur një nga këto krime të kësaj natyre të rëndë ndodh në një shkollë. Uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit”, ka shkruar Konjufca.

Ndryshe, sot, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka bërë të ditur se tetë persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive që ndodhën në disa fshatra të Mlladenovcit në territorin e qytetit të Beogradit.

Ndërsa, të mërkurën një djalë 13 vjeç dyshohet se vrau tetë nxënës dhe një roje të sigurisë në një shkollë në qendër të Beogradit.

 

Tetë të vrarë nga të shtënat masive në Serbi, arrestohet i dyshuari

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika