Konjufca shpreh ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën jetën në tërmetin e së hënës që tronditi Turqinë

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për viktimat që kanë humbur jetën në tërmetin e fuqishëm që ka goditur Turqinë.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin popullit turk, Presidentit të Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan, Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe Presidentit të saj, z.Mustafa Şentop”, ka shkruar Konjufca.

Tutje, kryekuvendari ka thënë se “zemrat tona të thyera janë me familjet e viktimave të tërmetit dhe lutemi për shërimin e të lënduarve”.

Ndryshe, të hënën, një tërmet me magnitudë 7.8 ballë ka goditur Turqinë dhe Sirinë duke lënë të vdekur deri më tani mbi 600 persona.

Mbi 600 viktima si pasojë e tërmetit në Turqi e Siri

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika