Konjufca takohet me ambasadorin e Kuvajtit, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në takim me ambasadorin e Kuvajtit, Faisal Al-Musaileem, diskutuan për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Kuvajtit, Faisal Al-Musaileem.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se gjatë takimit, kryeparlamentari Konjufca dhe ambasadori diskutuan po ashtu mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke konsideruar se “marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe nuk janë thjesht pikëmbërritje e përmbyllur por një potencial i rëndësishëm për avancimin e raporteve të gjithanshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit”.

Konjufca uroi ambasadorin Al-Musaileem për detyrën e re dhe i shprehu mirënjohje për mbështetjen e Kuvajtit ndaj Republikës së Kosovës, për qasjen kontribuuese në sferën e politikës së jashtme, në veçanti për përkrahjen e aspiratave të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Kryetari Konjufca uroi ambasadorin Al-Musaileem për detyrën e re dhe i shprehu mirënjohje për mbështetjen e Kuvajtit ndaj Republikës së Kosovës, për qasjen kontribuuese në sferën e politikës së jashtme, në veçanti për përkrahjen e aspiratave të shtetit tonë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika