Konjufca takohet me delegacionin e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane nga Kroacia

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka takuar një delegacion nga Kroacia, me të cilët ka biseduar për forcimin e mardhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe të Kroacisë

Glauk Konjufca me delegacionin nga Kroacia

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është takuar me delegacionin e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane nga Kroacia, përkatësisht me deputetin Domagoj Hajduković, i cili është kryetar i Komisiont për Çështje Evropiane, deputeten Ermina Lekaj Prljaskaj, kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kroaci-Shqipëri dhe Gabriela Kuharić Kojić, këshilltare në Komisionin për Çështje Evropiane.

Glauk Konjufca me zyrtarin kroat

Përmes një shkrimi në Facebook, Konjufca tregoi se i ka falënderuar deputetët për rolin e tyre në “forcimin e miqësisë së ndërsjellë, si dhe u zotuam për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave parlamentare”.

Kryeparlamentari Konjufca theksoi bashkëpunimin e mirë që e ka Kosova me shtetin e Kroacisë.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika