Konjufca takohet me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është takuar me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres. Konjufca është shprehur se "kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit tonë"

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kongresmeni amerikan, Ritchie Torres

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka njoftuar se kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka ardhur në Kosovë.

“I dëshirojmë mirëseardhje kongresmenit amerikan Ritchie Torres në Kosovë”, ka shkruar Konjufca.

Tutje, kryetari i Kuvendit ka thënë se “kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit tonë”.

Tutje, kryetari i Kuvendit ka shtuar se gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë se “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë”.

“SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në”, kishte thënë tutje kongresmeni Torres.

Kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit tonë. Gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë: “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë. SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika