Konjufca takohet me Xhaçkën, uron ministren për festat e nëntorit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka. Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe për koordinimin e aktiviteteve ndërinstitucionale për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka





Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, të premten e 25 nëntorit.

Në komunikatën për media, thuhet se në takimin mes kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministres Olta Xhaçka është diskutuar për zhvillimet aktuale politike, për thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e aktiviteteve ndërinstitucionale për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe për agresionin rus në Ukrainë.

Pamje nga takimi mes kryeparlamentarit Konjufca dhe ministres Xhaçka

“Kryetari Konjufca e uroi ministren Xhaçka për festat e nëntorit”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje thuhet se ministrja Xhaçka ka falënderuar kryeparlamentarin Konjufca për pritjen, duke premtuar mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës.​





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika