Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kishte takuar ish-ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ndërsa ky i fundit është autori i një libri që kishte dokumentuar masakrat e Serbisë kundër shqiptarëve të pambrojtur me titullin, “Nuk guxojmë të shikojmë mënjanë: Lufta e Kosovës dhe Evropa”.
Scharping, është vlerësuar nga Konjufaca, për kontributin e tij, të cilin e kishte dhënë në themelet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, si dhe për përkrahjen e fuqishme që Gjermania po i jep Kosovës në proceset e deritanishme.

Kur është fjala për integrimet euroatlantike pret vazhdimin e mbështetjes së fuqishme nga Gjermania mike, sipas kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufcës.
Vizita e Scharping përkon me datën e çlirimit të Kosovës, në 23 vjetorin e saj.
Konjufca, e kishte njoftuar Scharpingin me arritjet e Kosovës gjatë kësaj periudhe, ku kishte thënë se kanë ndodhur ndryshime të theksuara pozitive në konsolidimin e institucioneve tona demokratike, të shtetësisë dhe integrimeve evropiane gjatë këtyre 23 vjetëve.

Ndërsa ish-ministri gjerman i Mbrojtjes, Rudolf Scharping, e kishte e falënderuar kryetarin Konjufca për pritjen, dhe ishte shprehur i entuziazmuar me përparimin dhe të arriturat e Kosovës.