Konjufca takon ministrin danez, thotë se ka vullnet për zbatimin e marrëveshjes ndërkombëtare

Nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Kosovës dhe Danimarkës kryetari Konjufca e konsideroi hap shumë të rëndësishëm, e cila, siç tha, intensifikon bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e drejtësisë, por edhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët. Kreu i Kuvendit tha se ekziston vullnet i përgjithshëm për ta mbështetur këtë marrëveshje dhe për të filluar sa më parë implementimin e saj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga ambasadori jorezident i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Danimarkës, Faruk Ajeti, priti në takim ministrin e Drejtësisë të Danimarkës Peter Hummelgaard dhe Komisionin për Legjislacion të Parlamentit danez.

Konjufca shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen sistematike të Danimarkës për Kosovën dhe vullnetin për të konkretizuar tutje bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve.

I pari i Kuvendit potencoi arritjet e Kosovës në shumë fusha. Duke përmendur hapat e ndërmarrë për të bërë Kosovën pjesë të familjes së madhe evropiane, kryetari Konjufca specifikoi se mbështetja e shteteve si Danimarka është shumë e rëndësishme në këtë rrugëtim.

“Nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës dhe Danimarkës kryetari Konjufca e konsideroi hap shumë të rëndësishëm, e cila, siç tha, intensifikon bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e drejtësisë, por edhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët. Kreu i Kuvendit tha se ekziston vullnet i përgjithshëm për ta mbështetur këtë marrëveshje dhe për të filluar sa më parë implementimin e saj”, thuhet në njoftimin e zyrës së kuvendit.

Sipas këtij njoftimi, arritja e kësaj marrëveshjeje të bashkëpunimit u vlerësua mjaft e rëndësishme edhe nga përfaqësuesit e Parlamentit të Danimarkës dhe ministri danez i Drejtësisë, meqë, siç u tha në takim, një marrëveshje e tillë është hap konkret i vazhdimësisë së bashkëpunimit të mirëfilltë midis dy shteteve.

Ndër të tjera, anëtarë të delegacionit danez theksuan se parlamenti i tyre do të shkëmbejë përvoja me Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe do ta mbështesë Kosovën në fushën e drejtësisë e në segmente të tjera, siç është procesi i integrimit euroatlantik.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika