Konjufca takon shefin e Zyrës së BE-së: Dialogu me Serbinë të përmbyllet me njohje reciproke

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog.

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, është diskutuar për procesin e dialogut dhe zhvillimet aktuale politike.

“Kryetari Konjufca ritheksoi se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përmbyllet me marrëveshje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftim.

Në takim u shkëmbyen pikëpamje për zhvillimet aktuale politike, aktivitetin dhe prioritetet e Kuvendit, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe agjendën evropiane të Republikës së Kosovës.

Kryetari Konjufca dhe ambasadori Szunyog shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në funksion të mbështetjes së Kuvendit dhe trupave të tij.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika